Hulumtime MINBER

Falenderimet i takojnë Allahut xh.sh. dhe salavatet e selamet më të mira qofshin mbi të Dashurin e Tij, Muhamedin a.s. dhe mbi të gjithë ata që e ndoqën atë në formën më të mirë!

Allahu xh.sh. në fjalën e Tij, në Kuranin Famëlartë, githmonë na këshillon që të përkujtojmë njerëzit e devotshëm. Ai na tregon vazhdimisht për pejgamberët ë Tij dhe për njerëzit e devotshem që kanë kaluar para nesh. Është e domosdoshme që njerëzit të përpiqen të ndjekin dhe të marrin shembull njerëzit me merita dhe virtytet më të larta. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet formimi dhe plotësimi I personit në çdo aspekt. Njeriu gjithmonë përpiqet dhe kërkon një model që mund ta imitojë dhe ta ndjekë. Nëse këtë nevojë nuk e plotëson nëpërmjet burimeve dhe modeleve pozitive, atëherë patjetër që do të përballet me rezultate negative. “Ai që nuk ka një mësues, le ta dijë se mësuesi i tij do të jetë shejtani”. Në këtë frazë të bukur fjala “mësues” është modeli i çdo gjëje të mirë e të bukur, që të orienton për tek e drejta dhe e vërteta. Ndërsa fjala “”shejtan” është simboli i çdo gjeje të keqe e të shëmtuar. Njeriu, për nga natyrshmëria e tij është i tillë që kërkon një model per ta imituar, qoftë nga të gjallët apo nga ata që kanë vdekur. Kjo është e vlefshme si në fushën e dijes, po ashtu edhe atë të artit, kulturës apo teknologjisë. Nga kjo rrjedh dhe nevoja, që kur popujt nuk kanë prodhuar dot heronj dhe protagonistë në historinë e tyre, me qëllim për t’iu treguar model brezave të rinj, nxjerrin heronj dhe protagonistë nga mitologjia. Përsa i përket kësaj fushe në përgjithësi, historia jonë eshtë shumë e pasur. Neve na mbetet për detyrë që pasardhësve tanë t’ua tregojmë dhe prezantojmë këta heronj dhe këto modele. Popujt me virtyte, gjithmonë kanë nxjerrë nga mesi i tyre persona me vlera. Pika më e fortë që do të na mundesojë ta shohim të ardhmen të sigurt, është që t’u dalim për zot këtyre figurave dhe personaliteteve, ev vetëm atëherë do të kemi mundësi që brezave të ardhshëm tua prezantojmë ashtu siç duhet.

Ishte data 21 maj 1992, Profesori im i nderuar, I ndjeri Mahmut Esat Xhoshani (Mahmut Es’ad Coșan), që e lus Zotin për të edhe shumë të tjerë që t’I mëshirojë, më kërkoi që të organizoja një program përkujtimi për alimin e dijetarin e nderuar, të ndjerin Ali effendi Jakupi – Xhenkiçlerin (Ali Jakup Cenkçiler). Në këtë program morën pjesë shumë profesorë dhe studentë të cilët e kishin niohur nga afër dhe ata shprehën ndjenjat dhe kujtimet e tyre për hoxhën.

Si përfundim, për ta mbajtur gjallë kujtimin e hoxhës së nderuar Ali efendi Jakupin, me forma të ndryshme, u bë e mundur që të shkruheshin disa artikuj, ku ndër ta edhe unë shkrova diçka. Megjithëse nuk e kisha parë me sytë e mi sa ishte gjallë, admirimi për këtë nieri të shquar me kalimin e kohës sa vinte e më shtohej.

Hoxha i nderuar Ali ef. Jakupi ka lindur në Ballkan. Në Egjipt kreu arsimin e lartë dhe me rrjetin e intelektualëve të atjeshëm krijoi lidhje të ngushta. Aty pati lidhje të ngushta edhe me personalitete të larta që kishin ngelur nga periudha e Perandorisë Osmane.

Më vonë, pasi u kthye në Turqi, deri në fund të jetës së tij u angazhua me mësimdhënie dhe me formimin e studentëve. Shumë nxënës që dikur ishin në rrethet mësimore të Ali ef. Jakupit, sot ianë personalitete të rëndësishme që japin kontributin e tyre në fusha të ndryshme të shkencës dhe politikës. Dhe unë kam bindjen se ata do të jenë shkaku kryesor që kujtimi i Ali ef. Jakupit apo kujtimet e tyre me të, do të zënë vend të rëndësishëm në fletët e historisë sonë.

Për plotësimin e këtij punimi janë përmbledhur të gjithë shkrimet që kanë lidhje me hoxhën e nderuar, Ali ef. Jakupin, të cilat janë përpiluar pas vdekjes së tij. Bashkë me një nga miqtë e tij të afërt, hoxhën e nderuar Emin Saraçin, realizuam një reportazh për të. Ndërkohë që ne vazhdonim kërkimet tona. Dr. Halit Ereni, na dhuroi kasetën e nië reportazhi të përgatitur me Ali efendi Jakupin, kur ai kishte qenë gjallë dhe që nuk ishte shfaqur asnjëherë për publikun. Veçanërisht nga ata që Ali ef. Jakupin e kishin njohur nga afër apo kishin marrë mësim prej tij, u kërkua që të shkruanin diçka për të. Shkrimet e atyre që I’u përgjigjën kërkesës sonë, u bënë pjesë e librit. Në këtë aspekt, dua ti falënderoj të giithë ata persona që dhanë kontributin e tyre. Dhe, si përfundim, urojmë që ky libër të jetë sa më i dobishẽm dhe Ali ef. Jakupi qoftë përjetësisht i mëshiruar!

 

Necdet Yılmaz

Artikuj të ngjashëm