Debatet në shtypin shqiptar të viteve’30: Ismet Dibra dhe sfida ndaj ideve ateiste

Hafiz Haxhi Ismet Dibra, dijetar i shquar shqiptar dhe komentues i Kur’anit, në vitet ’30 botoi në revistën Zani i Naltë një varg shkrimesh nën titullin “A ka dyshim në qenëjen e Zotit?”[1], ku me argumente kur’anore dhe shkencore dëshmon ekzistencën e Allahut si Një i Vetëm. Komentimet e tij, të shkurtëra, por thelbësore, shquhen […]
Nga retorika në Ilmu’l-Bejan: Përpjekja e Hafiz Ali Korçës në formësimin e Nalt-Tregimit në Gjuhën Shqipe

Në përpjekjet e tij për të rigjallëruar artin e të folurit publik në Shqipëri gjatë viteve ‘20 të shekullit të kaluar, Hafiz Ali Korça u mundua të bashkonte dijen tradicionale të retorikës (mjeshtërinë e gojëtarisë) me shkencën e “Ilmul-Bejan” të trashëguar nga medresetë klasike, duke i dhënë kësaj ndërthurjeje një përkufizim të ri dhe origjinal […]
Çështja palestineze dhe rreziku i kolonizimit hebre në shtypin shqiptar të viteve ’30.

Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, Palestina u vendos nën mandatin britanik, sipas vendimeve të Konferencës së San Remo (1920) dhe të Lidhjes së Kombeve (1922). Britania e Madhe mori përsipër administrimin e këtij territori me detyrimin për të siguruar stabilitetin dhe zhvillimin e tij, por në të njëjtën kohë ajo ishte e lidhur […]
Gjenialiteti i Profetit Muhamed (a.s.), siç e rrëfen shkrimtari Abas Mahmud El-Akad

Shfaqja e Profetit Muhamed (a.s.) erdhi në një kohë kur bota po jetonte një gjendje kaosi dhe humbjeje të busullës morale e ligjore. Bota kishte kaluar nga sundimi i një shteti që udhëhiqej nga ligjet hyjnore, që shpërndante qetësi, drejtësi dhe siguri, në një periudhë ku mbizotëronin materializmi dhe pasionet, duke e tronditur rendin shoqëror. […]
Imam Ibn Hazmi, Kryeministri i Andaluzisë, i cili parashikoi rënien e saj si dhe paraqiti një projekt intelektual prej 80 mijë faqesh

Në fillimet e tyre, shkollat juridike që mbizotëruan në drejtim dhe sundim ishin dy. Njëra ishte shkolla juridike e themeluar nga Ebu Hanifja (vdiq 150 hixhri/768 e.s.). Kur Ebu Jusufi (vdiq 182 hixhri/798 e.s.) u caktua kryegjykatës dhe ishte ai që emëronte më pas gjykatësit nga Lindja deri në Tunizi, zgjidhte ata që i përkisnin […]
Telegrami i Kalifit për Kryemyftiun e Shqipërisë: Shqiptarët dhe Kalifati pas Pavarësisë.

Nji telegram i Kalifes. Vehbi, Myfti i Përgjithshëm në Tiranë. “Telegrami nderimtar i Z. s’ Uej i derguem n’Emen te popullit Mysliman Shqiptar qi i uronte të Madhit HALIFE fronin e Nalte t’ Hilafetit, u këndue nga Nartmadhenia e Tij me nji gëzim të veçant. N.M. T. na urdhenoj t’ i apim zbukurim gjuhes duke […]
Qëndrimi i elitave shqiptare ndaj Perandorisë Osmane dhe institucionit të Kalifatit (shek. XIX-XX)

Gjatë shek. XIX e gjer në shpalljen e Pavarësisë, qëndrimi i elitave shqiptare kundrejt Perandorisë Osmane, duke pasur parasysh edhe nocionet e “Sulltanatit” dhe “Kalifatit” që ajo mbartte, u artikulua në mënyrë të qartë dhe gjeti shprehjen më të plotë në programin politik të Lidhjes së Prizrenit. Siç del në pah edhe në shumë studime, […]
Njeriu formohet nga morali

Aristoteli thotë: “Morali i njeriut formohet nga ato veprime që ai i përsërit gjatë gjithë jetës”. Pra, morali nuk formohet nga një veprim i vetëm i rastësishëm, por fitohet përmes përsëritjes dhe vazhdimësisë. Nëse një njeri kryen një veprim të caktuar vetëm një herë, nuk mund të quhet pjesë e zakonit apo e moralit të […]
Ndërmjet Teologjisë dhe Politikës: Sadrazami Shqiptar Lutfi Pasha dhe Halifati Osman

Gjatë sundimit osman, është diskutuar gjerësisht çështja e mungesës së prejardhjes kurejshite të sulltanëve, një kriter që, sipas një pjese të literaturës klasike islame, është konsideruar si i domosdoshëm për legjitimitetin e halifatit. Ky debat u artikulua më qartë për herë të parë në periudhën e Sulltan Sulejmanit (Kanunit), kur çështja e legjitimitetit të sulltanit […]
Namazgjahu në historinë islame dhe trashëgimia e tyre në trojet shqiptare

Fillimet e faltoreve të hapura (arabisht: musala); (persisht: namazgah) në historinë islame lidhen me periudhën e Medinës, ku për shkak të rritjes së numrit të besimtarëve, u shfaq nevoja për një hapësirë më të madhe për faljen e namazit të xhumasë dhe të dy bajrameve. Profeti Muhamed (s.a.v.s.) dilte në musalë (namazgjah) për të […]