Hulumtime MINBER

Islamiku me horizonte humane – Alija Izetbegovic

Home » Islamiku me horizonte humane – Alija Izetbegovic
  • Premisat e hershme

Politikani apo ideologu veteran Alija Izetbegovic lindi ne vitin 1925 ne Bosanci Shamac ne veriperendim te Bosnjes, ne nje familje tradicionale islame ne Ballkan.Nena e tij ishte shume e devotshme, ishte ajo qe ja mbolli ne zemer dashurine per Islamin. Menjehere u apasionua pas Kuranit, posacerisht pas sures “Rrahman”, kur ishte akoma I vogel. Me vone ne gjimnaz se bashku me shoket e tij themelojne klubin “Rinia muslimane”ky klub me vone u zgjerua derisa u be organizate kulturore bamirese, duke perfshire ne te shume prej studenteve te universitetit te Sarajeves, ku Alija studionte ne juridik. Kjo organizate pati shume ndikim gjate luftes se dyte boterore, kur nazistet gjermane pushtuan perandorine jugosllave duke e bere ate shtet fashist. Organizata “Rinia muslimane” e bojkotoi shtetin fashist, dhe ju kundervu derisa I shpallen si organizate te jashteligjshme. Alija u be avokat dhe mesoi mire gjuhet evropiane kryesore si frengjisht, gjermanisht dhe anglisht. Me studimet qe bente arriti te ndertoje nje kulture te gjere dijesh ne sociologji, mendimin islam, ne letersi, saqe ishte I thelluar ne keto lemi. Kete na e deshmojne librat e tij, sidomos libri:”Islami ndermjet lindjes dhe perendimit”.

  • Sfida e zvarritjes komuniste.

Sprovat e muslimaneve ne Jugosllavi u shtuan pas luftes se dyte boterore, kur partia komuniste e udhehequr nga Josif Tito mori pushtetin, vendosi nje system te rende e shfaroses ndaj Islamit. Fillimisht u arrestuan shume kuadro te muslimaneve, kun je pjese e madhe u egzekutuan, ndersa organizata “Rinia muslimane” e cila kishte nje project revolucionar dhe gjuhe politike te qarte, goditja ndaj saj u be shume e forte. Sistemi komunist arrestoi 2000-anetare te saj, ndermjet tyre dhe Alija Izetbegovicin. I cili beri 5-vjet burg ne burgjet komuniste, 1949-1954. Pasi doli nga burgu filloi pune si avokat ne vitin 1962. Ideologjine tij Islame vazhdoi ta pasqyroje ne revisten “Takvine”qe botonte organizata e dijetareve islam te Jugosllavise. Disa nga shkrimetu botuan ne librin me titull “Deklarata Islame” ne vitin 1981. Ky liber I ngacmoi shume komunistet, te cilet pane nje antikomunizem te forte qe ne titull qe ishte ngjashem me “Manifestin komunist” te shkruar nga Karl Marksi dhe Frederik Engels ne vitin 1848. Perseri e arrestojne Alija Izetbegovicin duke I bere nje gjyq teater duke e denuar me 14-vjet heqje lirie ne vitin 1983. Beri 5-vjet burg per here te dyte ne burgjet komuniste. Pas renies se komunizmit ne vitin 1989 lirohet pasi rigjykohet dhe shpallet I pafajshem. Pas hapjes se re vjen dhe angazhimi politik. Formon nje parti politike dhe bhet president I Bosnjes per nje periudhe 10-vjecare 1990-2000. Ne vitin 2003 largohet nga kjo bote duke lene pas kujtime dhe gjurme te paharueshme.

  • (Alija) Thermuesi I barbarizmit te civilizimit (Modern)

Muslimanet e Bosnjes e priten mire renien e komunizmit duke menduar se tani u futen ne boten e lire te premtuar prej shume kohesh qe agimi I saj do te ndriconte ne token e tyre. Ama,perpara ju del nje armik I ri me koke te neveritshme, me I keq se komunizmi, me gjakatar e ky ishte fashizmi serb. Keta vazhdimisht kishin bere perpjekje per te crrenjosur fene islame nga Jugosllavia, te shtyre dhe nga inate te vjetra te perplasjeve te muslimaneve turq dhe ekspansionisteve ortodoks-sllav ne Ballkan.Evropa qartazi e mbajti anen e serbeveduke I rrethuar muslimanetdhe duke mos u lene as mundesine e armatosjes me asnje lloj arme, qe te arrinin te vetmbroheshin. Nderkohe qe genocide po ndodhte, disa politikane evropiane diskutonin per rrezikun e “shteti islam” ne Evrope. Detyra e Alija Izetbegovicit u be qe te udheheqe popullin e tij drejt vdekjes ose drejt jetes. Perfundoi lufta me pavaresine e Bosnjes, por me sakrifica te medha, me dete gjaku ne Sebrenice e etj..!  Alija Izetbegovic ishte lider ne modesti dhe I palekundur ne urtesi. I palekundur qendroi ne burg, jasht burgut duroi ne te mira e ne veshtirsi. Bashkoi mes dijes dhe punes, ideologjise dhe kauzes. Ishte shume I mencur, I zgjuar, trim. Trimerine e vleresonte me shume se mencurine. Shkrojti:

E sa lavde I thurin mencurise, e tek une trimeria levdohet,

Pasi ne fakt e rralle ajo eshte..

Ne gjithe ato sprova qe Alija kaloi, vazhdoi te mbetet ai burri I larte me zemer te madhe qe inat per askend nuk mbajti. Biles edhe ndaj armiqve me te ashper. E per veten me te drejte shkrojti:

Tek une urrejtja vend nuk ka, por vetem hidhesi! S’mbaj mend qe une dike ta urrej..!

Drejtesine nuk e shihte si hakmarrje, por vendosje te gjerave ne vend te vet. Duke falur dhe toleruar largohet zullumi mbi te pafajshmit. Thonte: Rruga e vetme per te triumfuar mbi zullumin eshte falja.. a nuk eshte cdo drejtesi nje padrejtesi e re!? me kete zemergjeresi dhe largpamesi Alija e thermoi civilizimin(modern) I cili donte te groposte popullin e tij para syve dhe vesheve te gjithe botes!

  • Dashamires I lirise se burgosur.

Alija fort e donte lirine qe hidhte syte ne brendine e njeriut e gjente njeri! Ashtu sic edhe diktaturen e konsideronte armikun me te madh te njeriut. Aftesine e te menduarit e llogariste burim te forces njerezore, oaz te lirise se tij qe asnje force material nuk mund t’ja rrembente! Per kete shkrojti per veten e tij kur ishte ne burgjet komuniste; “Nuk munda qe te flisja, por munda qe te mendoj. Kete mundesi vendosa ta shfrytezoj gjer ne fund!”  Pushteti komunist u perpoq q eta terheq ne nje lloj kompromisi me parimet islame dhe lirise por prej tij mori qendresen dhe refuzimin. Ne fletoren e fshehur te burgut shkruante:

Sot eshte 27-shkurt 1987, nuk eshte ndonje dite me ngjarje. Koha e vizitave. Ne dhomen e takimeve ishte Lejla dhe Sabina (vajzat) me fytyra te qeshura, menjehere donin te me njoftonin se nuk ju ka ndodhur gje. Me pas me thane se (Nikola Stojanovic) kryetari I komisionit te amnistise do te me liroje. Ndermjetes ishte Zdratko Xhuric, sekretar I komisionit dhe koleg I Lejles ne studime. Ai I cili kishte shkruar aktakuzen, e lexova dhe nuk e firmosa. Vazhdova te qendroj ne burg! Kerkuan prej tij te firmose duke kerkuar falje nga burgu si dhe te marre vendim per mos angazhim politik apo ceshtje publike. Refuzoi me force dhe qendroi dhe 2-vjet te tjera ne burg. Sprova e burgut e kishte mesuar shume. Ne kete periudhe kishte shkruar edhe disa paragrafe duke I mbajtu te fshehur larg syve te burgosurve te tjere. Keto shkrime u sollen ne librin e tij; “Arratisja ime drejt lirise” kjo tregonte per besimin e rrenjosur, mendjen e holle dhe botekuptimin e thelle te jetes dhe problematikave te saj. Ne dy prej ketyre paragrafeve shkrojti:

“Burgu te jep disa njohuri qe mund ti quajme si shume te dhimshme! Njeriun ne burg e mundon vendi I ngushte dhe koha e tepert!”

  • Bartes I mesazhit te humanizmit.

Alija Izetbegovic ishte Islamik ne brendine tij por I mbushur me horizontet e humanizmit. Kapte majat me trashegimine qe kishte perftuar nepermjet hulumtimit te gjithanshem mbi kulturen njerezore. Ai ishte nje euridit ne filozofi, fete, ligjet, historine, letersine. Fusnotat qe bente ne librat e tij tregonin per bagazhin e madh qe posedonte, pasi hulumtuar frytet e ideologjise njerezore te lindjes dhe perendimit. Kishte dhe nje mendesi kritike te informacionit te marre, pasi rrenojat e informacionit pa u tretur jane nje barre e rendembi ate qe I mban, as nuk eshte e pershtatshme qe ti quash njohuri. Per kete dhe shkrojti:

“..njohurite e teperta I mbysin nganjehere idete innovative..!” mundet qe njeriu te posedoje njohuri ne shume lemi por I ka te pasistemuara dhe pa vision.! Shume mesues rojten e vdiqen pa e kuptuar te verteten.. Nje grumbull materialesh pa plan thjeshte mbesin nje grumbull.

Kontributi I Alija Izetbegovicit ishte I madh ne ideologjine islame dhe humane nepermjet librave te tij, librat me te rendesishem jane:

Islami ndermjet lindjes dhe perendimit

Arratisja ime drejt lirise

Deklarata islame

Garantoi nepermjet besimit te thelle islam mesazhin human. Kete mesazh e ka shume te domosdoshem njerezimi sot.  Islamin e paraqiti si rruge te mesme mes materializmit te verber qe I mbyllin horizontet humane dhe spiritualizmit te cale qe con ne deshperim apo izolim nga lufta e jetes. Islami eshte rruga e trete, sic e permend Alija, rruge qe njerezine nuk e ndane ne dysh, por e ndjek ne forme te ekuilibruar.  Duke barazpeshuar realitetin e kufizuar me horizontet e pakufizuar. Spiritualizmi real eshte cilesi baze e Islamit. Njeriu ndihet I plote ne Islam. Nuk eshte I shenjte, por besimtar real, I forte, I perkushtuar ne mesazhin shoqeror dhe rolin qe ka ne jete. Nese Islamin e kuptojme sic duhet, thote Alija, do te gjejme se njeriu real dhe I perkushtuar eshte me madheshtor se I ‘Njeriu I shenjte’. Ketu qendron edhe sekreti I te berit sexhde nga meleket e pagabueshem ndaj njeriut te gabueshem.

Zoti e paste meshiruar Alija Izetbegovicin, thermues te barbarizmit te civilizimit me besimin e tij islam dhe horizontin human.

Pergatiti: Dr.Muhamed Mukhtar AlShenkiti

https://islamsyria.com/ar/علي-عزت-بيغوفيتش-إسلامي-بأفق-إنساني/التراجم

 

Artikuj të ngjashëm

Ramazani dhe mirësia

Të gjitha civilizimet ndërtohen me koncepte të caktuara specifike. Kur duam ta kuptojmë, shpjegojmë dhe jetojmë Islamin si fe dhe civilizim, padyshim një nga konceptet…

Lexo më shumë »

Shpirti i agjërimit në Islam

  Në arabisht me agjërim kuptojmë të përmbajturit nga diçka. Sipas dijetarëve myslimanë, agjërimi është  të përmbajturit nga ushqimi pija dhe marrëdhëniet intime që nga…

Lexo më shumë »

Thelbi Shpirtëror i Ramazanit

Ramazani është muaji i agjërimit për myslimanët në mbarë botën. Gjatë këtij muaji, myslimanët heqin dorë nga ushqimi, pijet dhe marrëdhëniet intime nga agimi deri…

Lexo më shumë »