Arti islam ka pasur vazhdimisht një ndikim të konsiderueshëm në artin perëndimor gjatë Mesjetës, pasi disa elementë artistikë islam kanë depërtuar në artin perëndimor përmes tregtisë, pushtimeve dhe madje edhe gjatë periudhës së kryqëzatave.
Për shembull, dizajni i kupolës, mozaikët dhe dekorimet arabe dhe persiane kanë depërtuar në Perëndim, pasi artistët dhe arkitektët evropianë kanë marrë dizajne dhe teknika islame përmes kanaleve të ndryshme.
Turga e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, që tregon identitetin unik të kaligrafisë arabe (Muzeu Metropolitan)
“Arti islam gjithmonë ka ruajtur vlerën e tij thelbësore dhe identitetin unik. Ashtu siç feja islame mishëron një mënyrë jetese dhe vepron si një forcë kohezive midis popujve të ndryshëm etnikisht dhe kulturalisht, arti i prodhuar nga shoqëritë islame identifikohet me karakteristika themelore specifike dhe unifikuese.”
- Muzeu Metropolitan
Shumë stile dekorative dhe arkitekturore kanë depërtuar gjithashtu në arkitekturën perëndimore, të tilla si harku me majë, i cili krijon mundësinë për ngritjen e ndërtesave me lartësi më të madhe dhe hapësira më të gjera. Këtë e shohim qartë, për shembull, në kapelën Palatine të Pallatit Mbretëror në Palermo (Sicili, Itali), në harqet islame “fatimide”, në kupolën bizantine të zbukuruar me mozaikë dhe tavanin e zbukuruar me kaligrafi arabe të mesjetës.
Ndikimi i thellë që patën artet islame mbi europianët lidhet me impresionin e arkitektëve europianë nga eleganca dhe efikasiteti strukturor i arkitekturës islame. Dekorimet islame të mureve, veçanërisht modelet komplekse gjeometrike dhe arabeska, kanë lanë gjithashtu një ndikim të qëndrueshëm në artin perëndimor. Artistët myslimanë kanë demonstruar mjeshtëri në krijimin e modeleve komplekse që mbulonin mure të tëra, duke përdorur forma gjeometrike dhe elemente floreale.
Artistët europianë, veçanërisht gjatë Rilindjes, ishin të magjepsur nga këto modele dekorative. Kjo bëri që ata të adoptuan modele islame në veprat e tyre, duke përshtatur dhe inkorporuar gjuhën pamore të artit islam në pikturat e tyre dhe madje edhe në tekstile, qeramikë dhe ilustrime librash. Ky shkrirje çoi në zhvillimin e stilit arabesk në artin perëndimor, i karakterizuar nga gjethet e ndërlikuar, modelet e ndërthurura dhe zbukurimet delikate të frymëzuara nga estetika islame.
Artistët europianë adoptuan modele islame në veprat e tyre dhe kjo u shfaq në mozaikët e Kishës së Shën Vitale në qytetin italian të Ravenës (Flickr)
Napoleoni dhe Arabesku
Vetë termi arabesk u krijua në fillim të shekullit të 19-të pas fushatës së famshme të Napoleonit në Egjipt. Fjala arabesk thjesht do të thotë “stili arab”. Arabesku është në thelb dekorimi i sipërfaqeve duke përdorur forma gjeometrike dekorative të përbëra nga vija, rrathë dhe modele të përsëritura.
Arti i arabeskës – i cili përdoret për të dekoruar muret, tavanet, kolonat dhe kupolat – konsiderohet si arti më ekspresiv i kompleksitetit dhe të bukurës islame. Në mesjetë ai depërtoi në Europë dhe u shfaq në shumë tempuj, xhami dhe pallate, si pallati Alhambra në Granada, i cili u ndërtua gjatë sundimit islam të Spanjës në shek. XIII dhe XIV, ku muret, tavanet dhe shatërvanët e tij janë zbukuruar me modele komplekse arabeska.
Ndikimi i artit arabesk mund të shihet gjithashtu në shumë katedrale gotike në të gjithë Europën, si Katedralja Burgos në Spanjë, e cila përmban dekorime të ndërlikuara në fasadat dhe harqet e saj që të kujtojnë modelet arabeska të gjetura në Alhambra.
Shtrirja e përhapjes së këtij stili të dekorimit islam në Europë ka arritur deri në atë pikë, ku tavanet e Bibliotekës së Vatikanit janë dekoruar me të, me urdhër të Papa Sixtus V në fund të shek. XVI, gjatë epokës së Rilindjes nga artisti Domenico Fontana. Gjithashtu, dhoma e veshjeve të Marie Antoinette në Pallatin e Fontainebleau në Francë është dekoruar në 1785 me arabeska në stilin Pompeian nga vëllezërit Rousseau.
Estetika e kaligrafisë arabe
Kaligrafia islame është gjithashtu një nga elementët artistikë islamë më me ndikim në artin perëndimor. Për shkak se kultura islame i kushton rëndësi të madhe fjalës së shkruar, kaligrafia arabe ishte dhe mbetet një formë e rëndësishme arti gjatë gjithë kohës islame. Eleganca dhe cilësitë shprehëse të kaligrafisë arabe i kanë magjepsur artistët europianë, të cilët filluan të përfshijnë elemente të kaligrafisë në veprat e tyre.
Estetika e kaligrafisë arabe Kaligrafia islame është gjithashtu një nga elementët artistikë islamë më me ndikim në artin perëndimor. Për shkak se kultura islame i kushton rëndësi të madhe fjalës së shkruar, kaligrafia arabe ishte dhe mbetet një formë e rëndësishme arti gjatë gjithë kohës islame. Eleganca dhe cilësitë shprehëse të kaligrafisë arabe i magjepsën artistët evropianë, të cilët filluan të përfshijnë elemente të kaligrafisë në veprat e tyre.
Trashëgimia e kaligrafisë së madhe arabe në Andaluzi (Uebfaqja e Fondacionit të Kaligrafisë Arabe)
Integrimi i kaligrafisë arabe në dorëshkrimet perëndimore ka filluar gjatë Kryqëzatave, pasi arriti në “Kontinentin Plak” nëpërmjet rrugëve tregtare midis Europës dhe Lindjes së Mesme e Kryqëzatave, në një kohë kur librat latinë shkruheshin në një stil të njohur si “shkronja e zezë”.
Europianët iu rikthyen përdorimit të stileve të kaligrafisë arabe gjatë epokës gotike. Gjithashtu ai ndërthurën dizajne komplekse floreale dhe forma gjeometrike për të dekoruar dorëshkrime dhe tekstile. Kjo traditë vazhdoi edhe në Rilindje, duke kontribuar në një vlerësim më të madh të bukurisë pamore dhe potencialit shprehës të formave kaligrafike në traditën artistike perëndimore.
“Fjala e shkruar arabe është përdorur për të krijuar disa nga veprat më të bukura dhe më të sofistikuara të artit në botë.”
- Shtëpia e Ankandeve Christie’s
Spanja gëzon ende një trashëgimi të pasur arabo-islame të kaligrafisë që u zhvillua në Andaluzi, duke përfshirë mbishkrimet në monumente të tilla si Xhamia e Kordobës dhe Pallati Alhambra në Granada. Ndërsa José Miguel Puerta Vilchez, specialist i historisë arabe dhe profesor i historisë së artit në Universitetin e Granadës, beson se “trashëgimia e kaligrafisë arabe në Andaluzi është e madhe dhe e pakrahasueshme”.
Këto dekorime jo vetëm që shtuan një dimension të veçantë estetik, por gjithashtu shtynë kufijtë e krijimtarisë dhe përsosmërisë teknike në traditat artistike perëndimore. Shkëmbimi kulturor që u ngrit si rezultat i këtij ndikimi pasuroi trashëgiminë artistike europiane dhe perëndimore në tërësi.