Hulumtime MINBER

Trajnim “Koncepte historike dhe kombëtare – Reflektimi i tyre në aspektin fetar”

Home » Trajnim “Koncepte historike dhe kombëtare – Reflektimi i tyre në aspektin fetar”

Më 3 dhe 4 dhjetor 2022, qendra MINBER realizoi një trajnim 2-ditor me 20 imamllarë dhe hoxhallarë të perzgjedhur në kuadër të departamentit të Ngritjes së Kapaciteteve. Ky projekt u realizua në bashkëpunim me institutin “Sami Frashëri” me 20 pjesëmarrës të përzgjedhur që ushtrojnë profesionin e imamit apo të hoxhës në vend. 

Objektivi kryesor i këtij trajnimi ishte krijimi i një tryeze të përbashkët ku u diskutuan dhe saktësuan disa koncepte të rëndësishme historike në perspektivën fetare. Gjithësej u trajtuan 3 boshte kryesore:

  1. Shqiptarët ndërmjet epokave: Mesjetës dhe periudhës osmane; 
  2. Ideja kombëtare shqiptare dje dhe sot; 
  3. Komunikimi i ideve në epokën e medias së argëtimit.