Hulumtime MINBER

Unë, me të vërtetë, po ndjej aromën e Ramazanit

Home » Unë, me të vërtetë, po ndjej aromën e Ramazanit

 

“Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plotë me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja).”

Ja u ktheve, o Ramazan, për të ripërtërirë besimin në zemrën time, për të larguar sëmundjet e shpirtit nga unë dhe për të tërhequr nga unë veshjen e gjynaheve, për të më veshur me rrobat e bardhësisë dhe pastërtisë, me lot frike dhe shprese. Të premtoj, o Ramazan, se unë do të jem ndryshe. Të premtoj dhe do t’i qëndroj fjalës.

Gjen që njerëzit, kur dëgjojnë për ardhjen e një mysafiri të dashur, i parfumojnë shtëpitë e tyre dhe i përgatisin ato në mënyrën më të mirë. Në këtë moment ata i ofrojnë mysafirit ushqimet më të mira që ata kanë dhe shfaqin bujarinë e tyre me të. Dhe ja i ftuari i Zotit që do të na vizitojë pas pak ditësh, a nuk meriton ai më shumë bujari? Ai është mysafiri i myslimanëve që janë përmalluar për dhuntitë e Zotit, mysafiri i shpirtrave që duan të shuajnë etjen e shkaktuar nga gjynahet dhe largësia nga Krijuesi i tyre. 

El Taberani transmeton nga Muhamed Ibn Seleme, se Profeti Muhamed (a.s.), ka thënë: “Zoti ka disa ditësh dhuntish gjatë jetës suaj, prandaj ekspozohuni ndaj tyre. Ndoshta mund të rastisni ndonjë dhunti, kështu që nuk do të shqetësoheni më pas.” Për shkak se jeta e njeriut është në mes të dy anëve të peshores, përhumbjes dhe udhëzimit, shkujdesjes dhe maturisë, së keqes dhe mirësisë, Zoti ka caktuar disa ditë dhe vepra të bekuara, për të cilat do të shpërblehet shumëfish, përfshirë dy muajt Shaban dhe Ramazan. Prandaj dhe njerëzve të drejtë u gufojnë zemrat për muajin e Ramazanit muaj para ardhjes së tij, duke ndjekur shembullin e Profetit të Mëshirëplotit (a.s.), i cili thoshte: “O Zoti ynë, na e begato muajt Rexhep dhe Shaban e na bëj, O Zot, ta arrijmë Ramazanin!” Ky është muaji i Zotit dhe ai ka për t’i shpërblyer njerëzit siç ai di më mirë. A ka ndonjë dhunti më të madhe se kjo që të jetë rezervuar për agjëruesit?

 

Virtytet e Ramazanit

Ramazani vjen me vezullimin e dritës së tij, aromën e parfumeve të tij, përshpirtshmërinë e pranisë së tij dhe fushat e bujarisë së tij që lulëzojnë me shpërblim dhe vepra të mira. Goja e agjëruesit ka erë më të mirë te Zoti se aroma e miskut, siç ka thënë i Profeti i Zotit (a.s.): “Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, era e gojës së agjëruesit është më e mirë te Zoti se aroma e miskut.” Është Zoti vetë që e ka vlerësuar erën e gojës e agjëruesit. Edhe disa aroma si rezultat i adhurimeve janë më të mira se misku, si aroma e gjakut të dëshmorëve dhe aroma e djersës së hanxhinjve, pavarësisht se mund të jenë të çrregullt dhe të pluhurosur.

 

Engjëjt kërkojnë falje për agjëruesit derisa të prishin agjërimin

Imam Ahmedi transmeton nga Ebu Hurejra se ka thënë: “I Dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: ‘…Engjëjt kërkojnë falje për ta derisa të prishin agjërimin.” Imagjino sa engjëj lëvizin rreth teje dhe kërkojnë falje për ty! Ata janë ushtarë të Zotit, që nuk e kundërshtojnë Atë dhe veprojnë sipas urdhrave. Ata i luten Zotit dhe Ai u përgjigjet, edhe pse ai e njeh mirë gjynahet e tua.

 

Zoti e zbukuron Xhenetin çdo ditë në Ramazan

Ashtu siç ne zbukurojmë xhamitë dhe rrugët tona, Zoti e zbukuron Xhenetin për agjëruesit, për t’u thënë hyni në të në paqe. Në Xhenet ka çfarë syri nuk ka parë, veshi nuk ka dëgjuar dhe mendja e njeriut nuk e ka imagjinuar. Atje ka pallate të ngritur, lumenj të qëndrueshëm dhe mëndafsh të shtrirë. Allahu i Lartësuar thotë: “Ngado që të hedhësh sytë, do të shohësh lumni dhe një mbretëri të madhe”. 

Dhe dyert e tij janë të shumta. Ata që do të shquhen për adhurimin e tyre ndaj Zotit do të kenë një derë të tyren për të hyrë në Xhenet. Një derë të veçantë kanë ata që falin namazin, një derë tjetër do të jetë për luftëtarët dhe një derë do të jetë për agjëruesit, dera Rejan, dhe për ata që kanë bërë mirë do të ketë shumë më shumë. 

Dyert e Xhenetit hapen, dyert e Xhehenemit mbyllen dhe shejtanët janë lidhen me zinxhirë. El Buhari përcjell nga Ebu Hurejra (r.a.), i cili ka thënë: “I Dërguari i Zotit (a.s) ka thënë: Kur fillon muaji i Ramazanit, dyert e Xhenetit hapen, dyert e Xhehenemit mbyllen dhe shejtanët lidhen me zinxhirë”. Duke sikur Zoti të thotë: “O robi im, vetëm disa hapa qëndrojnë midis teje dhe Xhenetit, agjërim, besim dhe namaz. Dhe nuk do të ketë asnjë shejtan që të të dëmtojë, sepse ti je nën mbrojtjen e të Gjithëmëshirshmit.”

 

Në të fshihet një kohë kur pranohen lutjet

Profeti Muhamed, lavdia dhe paqja e Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Ai që agjëron kur e prish agjërimin, ka një lutje që nuk i refuzohet.” Ju i kujdesshëm që të arrish kohën e përgjigjes së lutjeve në orët e syfyrit dhe pas iftarit. Lutju Zotit për çfarëdo që të dëshirosh, pasi ditët e Ramazanit nuk asgjë më shumë sesa ditë të numëruara. Do të pendohesh nëse këto ditë të ikin pa e arritur shpërblimin e fshehur në to. 

 

Në të gjendet Nata e Kadrit që është më e mirë se njëmijë muaj

I Dërguari i Zotit, lavdia dhe paqja e Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush falet Natën e Kadrit me besim dhe me shpresën e shpërblimit, i falen mëkatet e mëparshme dhe të ardhshme”. Ajo është një natë në të cilën kërkojmë falje, kënaqësinë e Zotit dhe paqe. 

Zoti i Lartësuar thotë: “Paqe është ajo deri në shkrepjen e agim.” Ajo është paqe që vërshon në zemrat dhe shpirtrat tanë, një paqe që i fshin të gjitha konfliktet që kanë kapluar Tokë. Profeti i Paqes (a.s.) na frymëzon një lutje për këtë natë e begatë. Aishja (r.a.), e pyeti atë: “O i Dërguar i Zotit, nëse e arrij Natën e Kadrit, si të lutem? Ai tha: Thuaj: O Zot, Ti je falës, e do faljen, prandaj më fal mua”. Atëherë, lidhe këtë moment me faljen tënde për të tjerët dhe mos i këput lidhjes e dashamirësisë mes teje dhe familjes, shokëve dhe fqinjëve të tu. Nata e Kadrit është paqe dhe qetësi, prandaj mos e turbullo atë me grindje dhe fjalë të panevojshme. Ajo është paqe me veten tënde, të cilët duhet t’i drejtohesh me fjalët e Zotit: “Dhe në këtë le të garojnë garuesit”.

 

Pëshpërima Ramazani

Pëshpërima e parë: Kur, nëse jo në Ramazan? 

Më lejo të të pyes, a do të jetë Ramazani këtë vit si çdo vit tjetër? Nuk ke ndërmend të ndryshosh? Kur, nëse jo në Ramazan? Mos lejo që ai të të gjejë pa përcaktuar të gjitha gjërat e këqija prej të cilave dëshiron të heqësh dorë. Agjëro prej tyre ashtu siç agjëron prej ushqimit dhe pijes. Bëhu i durueshëm me ashpërsinë e tyre. Mësohu t’i shmangësh ato. Ik prej tyre dhe shiko për gjëra të tjera që janë të dobishme për ty.

 

Pëshpërima e dytë: Kujdes nga shpërdorimi

Ka dallim mes atij që çdo ditë i çon ushqim fqinjit të tij të varfër dhe atij që shpërdoron sasi të mëdha ushqimi çdo ditë. Ka dallim të madh midis atij që gulçon nëpër tregje duke mbajtur çanta dhe atij që, me djersët që i rrjedhin nga balli, nxiton drejt xhamisë. Ndalu pak, vëllai tim! Ramazani nuk është përpjekje për të mbushur stomakun. Qëllimi i tij është që të jetosh me ajetet e Kur’anit dhe të derdhësh nga begatitë e tua në xhepat e të nevojtarëve dhe të kapesh pas fillit të pranimit dhe kënaqësisë me caktimin e Zotit.

 

Pëshpërima e tretë: Cilat janë ngjarjet që kanë ndodhur në Ramazan?

Janë disa ngjarje që Ramazani janë na i rikujton për çdo vit, që nga koha e Profetit (a.s.), të cilat do t’i lidhim me çdo ditë të Ramazanit. Disa nga ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur në këtë muaj janë: 

Në ditën e tretë të muajit Ramazan: Martesa e Profetit Muhamed (a.s.) me Nënën e Besimtarëve, Zejnep Bin Huzejme (r.a.), e cila ndryshe njihej si Nëna e të Vobektëve. Lexo më shumë për historinë e saj dhe përpiqu të kujdesesh për një person të varfër, në mënyrë që t’i përngjasësh asaj.  

Në ditën e dhjetë të muajit Ramazan: Në këtë datë ka ndërruar jetë Nëna e Besimtarëve, Hatixhe Bint Huejlid (r.a.). Përpiqu, o motra ime, që të frymëzohesh prej saj dhe jetës së saj, dhe ktheje atë në shembullin tënd në çështjet që lidhen me administrimin e shtëpisë tënde dhe marrëdhëniet bashkëshortore.

Në ditën e dymbëdhjetë të muajit Ramazan në vitin e parë pas hixhretit: Dita e vëllazërisë mes muhaxhirëve dhe ensarëve. Kjo ngjarje duhet të nxisë myslimanët që të rinovojnë vëllazërinë midis njëri-tjetrit, të falin ata që u kanë bërë keq dhe të promovojnë dashurinë për hir të Zotit. 

Në ditën e njëzetë e një të muajit Ramazanit në vitin 40 pas hixhretit: Ka rënë dëshmor zotëria ynë, Ali Bin Ebu Talib. Shokët e tij pas tij janë ata që bartën flamurin e Islamit, dhe pa ata nuk do ta kishim marrë mesazhin e Zotit. Enesi, Omari, Hamzai dhe shumë e shumë të tjerë, a mund t’i shumërosh ashtu siç i numëron lojtarët e ekipit tënd të zemrës? A e di ti sa kanë luftuar ata, si emigruan nga vendi i tyre i dashur dhe sa e donin Profetin Muhamed (a.s.)?

 

Pëshpërima e katërt: Rroke fort librin! 

Në muajin e Ramazanit në të cilin ka zbritur Kur’ani, i duhet dhënë haku këtij libri. Përqafoje librin e Zotit tënd dhe jetoni me ajetet e tij, pasi vetë Zoti thotë: “Vallë, a nuk e përsiatin ata Kur’anin apo i kanë zemrat të kyçura?!” Lum ai që, Kur’ani personifikohet në fjalët dhe veprat e tij. Ai është pikërisht ashtu siç ka thënë El Uelid Bin El Mugira: “Pasha Zotin, ai është eufonik dhe relaksues, si një pemë plot me fruta të arritshme. Ai është në nivelin më të lartë të mundshëm dhe nuk mund të ishte më i përsosur se kaq”. Prandaj vëri detyrë vetes të jesh shëmbëlltyrë e Kur’anit në këtë muaj.

Këto janë fjalë që po t’i pëshpërit në vesh, për t’i thirrur zemrës tënde. Mos dil nga Ramazani pa ia arritur të jesh një njeri i ri. Mblidh prej tij ç’të mundesh nga veprat e mira dhe bashkohu me radhët e besimtarëve në namaz. Bashkoji duart dhe ngiji ato lartë. Qielli do të hapet gjerësisht, në mënyrë që lutjet e tua të gjejnë përgjigje sa më shpejt. 

 

Autori: Nur El Huda Meuhub

Burimi: Al Xhezira

Artikuj të ngjashëm