Koncepti i familjes dhe modelet e jetës familjare në Kuranin famëlartë

Prof. dr. Abdullah Çolak Familja është institucioni i parë i njerëzimit, i krijuar përmes vullnetit hyjnor. Menjëherë pas mashkullit të parë u krijua femra e parë, Hz. Hava, dhe këta dy ngritën vatrën e parë familjare. Aktmartesa (nikahu) është etapa më e rëndësishme për ngritjen e familjes. Ndonëse martesa është një veprim civil, ajo përbën […]
Medreseja “Daru’l-Kurra”: Institucionet e larta për mësimin e Kuranit dhe prezenca e tyre në trojet shqiptare

Termi “daru’l-kurra” rrjedh nga fjala arabe “dar”, që do të thotë “vend, hapësirë, shtëpi”, dhe nga “kurr’rra”, që është shumësi i fjalës “lexues”. Ky term përdorej për të përshkruar institucionet ku mësohej Kur’ani, ku nxënësit pasi e mësonin përmendësh Kuranin, ushtroheshin dhe mësonin metodat e ndryshme të leximit (kiraat). Këto institucione njiheshin edhe me emrat […]
Teologjia Politike Islame

Ovamir Anjum Pjesa e 2-të Teologjia politike në hadith Në tërësi, mësimet e Profetit, të ruajtura në korpusin e haditheve, riafirmojnë theksin kuranor mbi sovranitetin hyjnor. Megjithatë, dukshëm ekzistojnë dallime në formën dhe substancën e këtyre dy burimeve të shenjta. Ndryshe nga Kurani, korpusi i haditheve nuk është i kufizuar, as nuk është një […]
Medresetë e hadithit, “Daru’l-Hadith”, dhe prania e tyre në trojet shqiptare

Fjala Daru’l-Hadith përbëhet nga termat “dar” (vend, shtëpi, hapësirë) dhe “hadith” (tradita profetike), duke marrë kuptimin “shtëpia/vendi ku mësohet hadithi”. Në burimet historike tradicionale, këto institucione njihen edhe me emërtime, si: Daru’s-Sunne, Daru’s-Sunneti’n-Nebevijje apo Daru’s-Sunneti’l-Muhammedijje, duke theksuar lidhjen e drejtpërdrejtë me traditën profetike.[1] Praktika e mësimit të hadithit në vende të posaçme daton që nga […]
Përpjekjet e Komunitetit Mysliman Shqiptar për kontrollin e personelit fetar të huaj: një studim mbi dokumentet arkivore të viteve 1934 – 1935

Një nga çështjet më pak të njohura në historinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar gjatë periudhës së konsolidimit institucional fetar, lidhet me përpjekjet për të kufizuar hyrjen në Shqipëri të hafizëve, hoxhallarëve dhe personave të tjerë fetarë nga Turqia, Egjipti, Hixhazi dhe vende të tjera islame. Dokumentacioni arkivor i viteve 1934 – 1935 dëshmon se kjo […]
Moderniteti dhe etika

Moderniteti dhe etika Prof. dr. Neşet Toku Filozofia, e cila synon ta perceptojë qenien në tërësinë e saj, në përgjithësi ndahet në dy kategori: teorike dhe praktike. Teksa filozofia teorike përpiqet të përcaktojë parimet universale të mendimit dhe të idesë njerëzore, filozofia praktike synon të përcaktojë parimet universale të veprimeve dhe të sjelljeve njerëzore. Lënda […]
Njeriu që mohon vetveten

Nga Prof. dr. Bayram Ali ÇETİNKAYA Njeriu është qenia që përbën vetë subjektin e botës së vërtetë. Me gjithë pikëpyetjet dhe dyshimet e engjëjve, qenia e lartë së cilës Krijuesi i dha jetë është pikërisht njeriu i nderuar. Biri i Ademit (a.s.) është e vetmja qenie e pajisur me arsye, e cila u bë e […]
Recension nga Dr. Sadik Mehmeti

Dr. Sadik Mehmeti NJË VEPËR PËRFAQËSUESE MBI KONTRIBUTIN E DIJETARËVE SHQIPTARË NË SHKENCAT KURANORE (Ferid Piku, Kontributi i autorëve shqiptarë në fushën e shkencave kuranore gjatë periudhës osmane, botoi: “Minber”, Tiranë, 2026, f. 235) Kohët e fundit, ndryshe nga vitet dhe dekadat e mëhershme, studimet që lidhen me periudhën osmane ndër shqiptarë dhe me […]
Sadik Bega dhe konceptimi historik i legjislacionit islam: një vlerësim historiografik i shkrimit “Ç’vend zen Kurani në pikëpamje Legjislasioni?”

Shkrimi “Ç’vend zen Kurani në pikpamje Legjislasioni?”, me autor Sadik Begën, lindi si përgjigje ndaj një letre të “Z. R. B.”, i cili kërkonte të dinte se ç’vend zë Kurani në pikëpamjen e legjislacionit, dhe u botua në pesë numra në revistën “Kultura Islame” (shtator 1939 – mars 1940). Autori kërkon të provojë se […]
Mbi themelin moral të fetarisë

Prof. Dr. Enver Uysal Fetë nuk kërkojnë nga besimtarët vetëm praktika fetare; ato rregullojnë edhe marrëdhëniet njerëzore. Morali mund të shihet si një “kompleksitet marrëdhëniesh”. Te një fetari që nuk ecën paralel me marrëdhëniet e mira ose, më saktë, që nuk ngrihet mbi një bazament moral, vërehen reflektime negative. Për këtë arsye, te njeriu besimtar […]